Khalifahklothing - 01 - Dëmet e Alkoolit (pjesa e parë) - Dr. Ali Iljazi




903 Views

Published
Peace TV Shqip - Emisioni i dytë nga seria 'Produktet e ndaluara' - Emisionet tjera mund t'i shikoni në http://www.qsi-ks.com/webi/peacetv.phpDr. Ali Iljazi, u lind në Gjakovë në vitin 1949. Rrjedh nga një familje me ndjenja fetare e kombëtare. Nga kjo familje pati 20 hoxhallarë dhe shtatë myderriza të dalluar që shërbyen në Medresenë e Madhe të Gjakovës afro 280 vite me radhë.Që në vegjeli u dallua në mjekësi dhe në mësime Dr. Ali F. Iljazi, shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, pastaj u regjistrua në fakultetin e mjekësisë në Sarajevë të cilin e përfundoi në vitin 1973. Për suksesin e arritur gjatë studimeve u dekorua me "Shenjen e artë të Universitetit", si studenti më i suksesshmi dhe më i dalluari në Universitet.Pastaj mori titullin e magjistratures në të njejtin Universitet, ndërsa në vitin 1988 mbron titullin e doktorit me sukses të lartë.Për herë të parë ishte ai që zbuloi në ish-Jugosllavi dhe Evropë testimin me karbakol si një test bronkoprovokues më senzitiv (Dose-response curve PD100 Raë).Konsiderohet nga mjekët e parë në Kosovë që aplikoi testimin provokues me pluhra organike.Deri më sot ka botuar mbi 80 punime shkencore nga lëmi i mjekësisë, të botuara këto nëpër revista të ndryshme në lëmin e testeve provokuese me pluhra organike.Krahas veprimtarisë mjekësore Dr. Ali Iljazi merret edhe studimin e Kur'anit fisnik nga këndvështrimi shkencor dhe lidhjet në mes ajeteve të Kur'anit fisnik dhe ligjeve natyrore ne gjithësi, nga kjo lëmi ka publikuar mbi 800 punime shkencore të botuara në revista të ndryshme në Kosovë , Maqedoni e në ish Jugosllavi dhe në shtete tjera të ballkanit, këto punime shkencore janë publikuar edhe në Web faqe të ndryshme në internet.Që nga viti 1988 në mënyrë aktive ka marrë pjesë në ligjërata dhe tribuna shkencore në lëmin e mjekësisë veqanërisht andej kah flitet gjuha shqipe. .Nga viti 1990-1995 ka qenë kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës.Ndërsa nga viti 1999 deri në vitin 2001 ishte kryeredaktor i revistës "Frymëzimi", në Gjakovë, po ashtu është anëtar i bordit të revistës "Univers", në Tiranë.Deri më tash ka botuar këto libra: "Testet bronkoprovokuese në diagnostiken e hiperaktivitetit bronkial" "Agjërimi nga aspekti kuranor, edukativo-arsimor, moral, social dhe mjekësor" "Aspekte shkencore në Kur'an" "Kur'ani dhe shkenca bashkëkohore" - "Kur'ani famëmadh nga këndvështrimi shkencor" "Tregime për Muhammedin a. s. " - "Ibn Kajjim Xhevziu-Mjekësia e të Dërguarit Muhammed a. s. " "Kur'ani prijatar i shkencës" "Imam Xhelaluddin es Sujutiu-Mjekësia Profetike" "Trajtesa të zgjedhura islame dhe shkencore (4 vëllime)" - "Imam GAZALIU Ripërtëritja e shkencave fetare IHJA ULUMID-DIN librat 1, 2, 3 dhe 4" - "Shkëndija të urtësisë" "Etika e edukimit të fëmijëve tanë" "Emrat e Bukur të Zotit ESMA UL HUSNA" "Kur'ani mahnitë shkencëtarët" "Me islam dhe mjekësi drejt shëndetit të mirë" "Kur'ani dhe embriologjia" , e shumë të tjera, që disa nga këto janë në botim e sipër.Për punën e tij të palodhshme 35 vjeçare dhe kontributin në mjekësi u dekorua me Medaljen e meritave për popull nga qyteti i Gjakovës, po ashtu u dekorua edhe me Medaljen e artë të Kryqit të Kuq të Kosovës .Dr. Ali Iljazi tani punon në "Institutin e Mjekësisë ", në Gjakovë, dhe i ka dhënë shumë lëmis së mjekësis në territorin e ballkanit madje edhe mbarë Evopës me zbulimet e tij në mjekësi, ndërsa sa i përket kërkimeve shkencore ka lënë gjurmë të mëdha dhe me vlerë në qështjen e mrekullive shkencore në Kur'anin fisnik.
Category
English Da'awa
Be the first to comment